Lajme
Atentati në Laç, dyshohet hakmarrje! Ja çfarë ka bërë i biri i 67-vjeçarit para 10 vitesh

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 67-vjeçarit, Dod Mamli nga fshati Vilëz, në Kurbin. Mësohet se djali i viktimës ka vrarë një person ne vitin 2015 në qendër të Mamurrasit dhe ka plagosur 3 të tjerë.
Enrik Mamli ka vrarë me armë zjarri Naim Tafën. Ata kanë pasur një konflikt te mbartur nga Italia për 250 mijë euro, që i detyrohej viktima autorit.
Sakaq, 67-vjeçari është qëlluar pranë banesës së tij. Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për idetifikimin dhe kapjen e autorit/ve të krimit.