Bota

Rrëzohet helikopteri i Gardës Kombëtare në Teksas, 3 të vdekur, 1 i plagosur

Një helikopter që fluturonte mbi kufirin SHBA-Meksikë në Teksas në një mision qeveritar u rrëzua të premten, duke vrarë dy ushtarë të Gardës Kombëtare dhe një agjent të Patrullës Kufitare. Një tjetër ushtar në bordin e helikopterit u plagos rëndë.

Lajmi u konfirmua nga Joint Task Force North. Shkaku i aksidentit po hetohet.

Përplasja ka ndodhur pasditen e së premtes teksa helikopteri po kryente operacione ajrore, thuhet në të njëjtën deklaratë.

Më tej, u bë e ditur se në mesin e pasagjerëve ishin një grua dhe tre burra. Sakaq, emrat e personave që kanë humbur jetën nuk janë bërë të ditur./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button