Rama në Shkodër: Koha për një treg modern dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale
Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, inspektoi disa kantiere ku po kryhen ndërhyrjet e nevojshme infrastrukturore dhe arsimore për zhvillimin e qytetit.
Kryeministri Edi Rama shoqërohej në këto inspektime nga kryebashkiaku Benet Beci si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike e PS-së në qarkun e Shkodrës.
Rama theksoi se “tani është koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale”.
Forca Benet, se duhet të bëjmë çfarë s’u bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’nimu me t’tan forcën, se Shkodrën po s’e bamë ne siç e ka meritu kaher, kush tjetër, harroje se e ban sa jena gjallë”, tha Rama.
Kryeministri pa fillimisht nga afër godinën e amortizuar të konviktit të nxënësve të shkollave profesionale e ndërtuar në vitin 1983.
Rama u informua nga kryebashkiaku Beci se në 20 vite në këtë godinë nuk është kryer asnjë ndërhyrje.
Beci bëri të ditur se ndërkohë është bërë projekti për konviktin e shkollave profesionale dhe po ndiqen procedurat duke u bërë gati për financim.
Ai bëri të ditur se nga 400 nxënës që mësojnë në një shkollë profesionale, në konvikt aktualisht janë akomoduar vetëm 18 nxënës për shkak të mungesës së kushteve.//OraNews