“Gruas i propozoj çdo mëngjes për martesë, kur vë unazën në gisht”, Egi i dashuruar me bashkëshorten si ditën e parë
Eglein Laknori foli në PPP edhe për familjen e tij, ku vlerësonte në mënyrë të veçantë bashkëshorten. Me humorin që e karakterizon, Egi tha: E dua si ditën e parë dhe i propozoj për martesë çdo mëngjes:
Anja: Përsa i përket jetës familjare, je i martuar prej 8 vitesh, e do ende bashkëshorten si ditën e parë?
Egi: Çdo ditë në mëngjes i propozoj për martesë
Anja: Po pse, harron që je i martuar?
Egi: Jo, e heq unazën në darkë, sepse të enjten gishtat. Ti e ke parasysh, se helbete, ne gratë merremi vesh me njëra-tjetrën, edhe kur zgjohem në mëngjes i propozoj. Madje e dashuroj më shumë se ditën e parë.
Anja: Po çfarë e ka forcuar më shumë dashurinë?
Egi: Çiltërsia dhe ne e pranojmë njëri-tjetrin bashkë me të metat tona, që vështirë se i gjen.
Anja: Po, patjetër!/Pamfleti