Life Style

Megi Pojani shtang dhe shpërthen në lot! Merr surprizën e papritur nga e ëma në studion e “Për’puthen”

Në puntatën e djeshme në “Për’puthen” Megi Pojani bëri një urim për festën e 8 marsit, ku nuk mungoi as dedikimi i saj për të ëmën publikisht.

Megi Pojani: Dua të bëj një falenderim shumë të vogël për nënë time. Mamushja ime që është gjithçka që unë synoj të jem. Madje sa gjysma jote u bëfsha jeta ime sepse je një zonjë, një grua, një bashkëshorte dhe një nënë e shkëlqyer dhe asnjëherë nuk ndalon së punuari me veten.

Mami i Megit i ndërpret fjalën. Ajo është në një lidhje direkte ndërsa moderatorja shtanget dhe shpërthen në lot, kur shikon pas krahëve në ekran nënën e saj.

Mami i Megit: Kjo ishe më shumë surprizë për mua sesa për ty zemra ime. Të dua shumë.

Megi PojaniMamushja ime, o jeta ime!

Mami i Megit: Duhet të them publikisht që të dua shumë, të përgëzoj për çdo gjë që ke arritur sot.

Megi Pojani: O shpirti im sa e bukur je.

Mami i Megit: Vazhdo të jesh një vajzë e fortë dhe do thosha asnjë gjë më shumë se fjalët që thoshte nëna ime: Me këmbë në tokë dhe mënd në kokë. Ndoshta një urim ky për të gjitha vajzat në këtë ditë feste nga një nënë vajzash. Duaje veten fort, puno fort. Të dua./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button