Sport
Historike për Shqipërinë, Lara Colturi do na përfaqësojë për herë të parë në finalet e Kupës së Botës
Historike per Shqipërinë.
Lara Colturi do të na përfaqësojë për herë të parë në finalet e Kupës së Botës që do të mbahen në Saalbach të Austrisë fundjavën që vjen.
Ajo me garen e sotme të GS në ARE ka arritur të renditet midis 25 më të mirave në klasifikimin sezonal në këtë disiplinë duke bërë që të kualifikohet për në finale.
Nesër në ARE në Slalom Lara do të tentojë të mbrojë klasifikimin e saj në vend të 25 për t’u kualifikuar për në finalet e Saalbach edhe në këtë disiplinë./OraNews