Lajme

Garë me kuaj në bregdetin e Darëzezës në Fier

Bregdeti i Darëzezës në Fier, është kthyer këtë të shtunë në një pistë garash me kuaj. Aktiviteti është zhvilluar për të pestën herë me pjësëmarrës nga e gjithë Shqipëria.

Gara e cila u  zhvillua me pjesëmarrjen e 5 ekipeve, të cilët garuan në stil të lirë, në nje gjatësi prej 5 km, është ndjekur me mjaft interes nga dhjetra shikues të ardhur jo vetëm nga Fieri, por edhe zonat përreth.

Në këtë garë shpejtësie, fitues u shpall Antonio Gjini i cili u shpreh mes emocionesh se ky sport duhet të marrë më shumë vëmendje në vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button