Flet ish-fotografi i Princ Lekës: Blerta më pyeti cila ishte princesha
Andi Llabuti, gazetar dhe ish-fotograf në Oborrin Mbretëror, ka dhënë një intervistë pas skandalit të ndodhur në familjen mbretërore.
Ai shprehet se kur Blerta Celibashi, e përfolur si e dashura e Princ Lekës, kur ka shkuar në Oborrin Mbretëror si fotografe, Andi e shikonte vendin e punës së tij në rrezik.
Ai është shprehur se Blerta nuk e njihte Elian kur kishte nisur punë dhe për këtë ka pyetur Andin.
“Unë kam qenë fotograf në oborrin mbretëror dhe kur ka ardhur Blerta, unë e shikoja si kërcënim për vendin e punës sime. Edhe pse Blerta ishte diçka e butë, e ndrojtur dhe mbaj mend shumë mirë një moment kur Blerta u afrua tek unë dhe më thotë.
O Andi kush është princesha nga këto këtu? Ithashë nuk është sot këtu, dhe nuk e njihte ndaj them që Blerta ka ardhur komplet nga diçka që nuk kishte lidhje fare me Oborrin, ku këtu bie poshtë çdo koment që flet lidhur me marrëdhënien që Blerta dhe Elia kanë patur, ku kudo është përhapur se dyshja ishin mikesha me njëra tjetrën”./albeu