”Buka e Lashtë”, arkeologët në Turqi zbulojnë bukën më të vjetër të njohur në botë
Arkeologët në Turqi kanë zbuluar bukën më të vjetër të njohur në botë, që daton në vitin 6 mijë e 600 para Krishtit.
Sipas qendrës së kërkimit, një strukturë furre kryesisht e shkatërruar u gjet në sitin arkeologjik Çatalhöyük në provincën Konia, ku rreth e rrotull ka shtëpi të ndërtuara me tulla.
Pranë saj, ekspertët arritën të zbulonin grurë, elb, fara bizele dhe një mbetje të rrumbullakët, masë sfungjerore, në madhësinë e palmës së dorës.
Analizat përcaktuan se kjo mbetje organike ishte bukë 8600-vjeçare, e papjekur dhe e fermentuar.
Është një version më i vogël. Ka një gisht të shtypur në qendër, nuk është pjekur, por është fermentuar dhe ka mbijetuar deri në ditët e sotme me niseshtenë brenda.
Nuk ka asnjë shembull të ngjashëm të diçkaje të tillë deri më sot’ janë shprehur arkeologët.
Imazhet mikroskopike të skanimit treguan hapësira ajrore në mostër, dhe kokrrat e niseshtes, duke eliminuar dyshimet e ekspertëve.
‘Mielli dhe uji ishin përzier, ndërsa buka ishte përgatitur pranë furrës dhe u mbajt për pak kohë.
Gjithë masa ka arritur të ruhet nga balta e hollë që e ka mbështjellë kaq kohë’ shpjegojnë ata.
Në Çatalhöyük jetonin 8 mijë njerëz gjatë periudhës së neolitit, dhe është një nga vendet e para të urbanizimit në botë, ku hulumtimi ka zbuluar planimetri të veçanta të banesave dhe veçori të gjera si piktura murale dhe relieve, duke bërë që ai të konsiderohet vendbanimi më domethënës njerëzor që dokumenton jetën e hershme bujqësore të një komuniteti/OraNews