Bota

Zelensky i shkon në derë Erdoganit, çfarë pritet nga takimi në Turqi?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të takohet me homologun e tij, Recep Tayyip Erdogan.

“Vizita do të përfshijë një diskutim të detajuar të rrjedhës së luftës Ukrainë-Rusi, situatën e fundit të kontakteve në lidhje me vazhdimin e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit dhe përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftimin e presidencës turke.

Turqia, që nga nisja e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë, i ka bërë vazhdimisht thirrje Kievit dhe Moskës që t’u japin fund luftimeve nëpërmjet negociatave, ndërkohë që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve pritet të jetë bashkëpunimi mes dy vendeve.

Përpjekjet turke për komunikim mes palëve kanë qenë të frytshme, si marrëveshja e drithit në korrik 2022 dhe shkëmbimi i robërve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës./A2 CNN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button