Kulturë

TUPJA: GJUHA SHQIPE PO SHKON DREJT GREMINËS. PAS 100 VJETËSH DO PYESIM: “A FLET SHQIP”?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH tha se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa pas 100 vitesh do të pyesë shqiptari- shqiptarin: “a flet shqip”?

“Çështja qëndron në faktin se shqipja, edhe për shkak të globalizmit po shkon drejt greminës. Pas 100 vitesh do pyesë shqiptari- shqiptarin: “a di të flasësh shqip”?

Duhet reaguar. Leksiku i gjuhës shqipe po bombardohet, po ikin fjalë të tëra.  Kryeministri deformon i pari shqipen me fjalë që s’di nga i gjen. S’ka më mënyrë dëshirore në gjuhën shqipe. 

Habitorja është duke lënguar. Po fshihet. Titrat e mediave janë dramë. Janë analfabetë funksional. Po rrudhet gjuha.’, tha Tupja./rtsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button