Lajme

Dublim i SPAK-ut? Çfarë pritet nga krijimi i zyrës për gjurmimin e parave të pista

Veç SPAK verifikim për pasuritë do të realizojë edhe një zyrë e re e propozuar të krijohet prej Ministrisë së Brendshme, që drejtohet nga Taulant Balla.

Institucioni që siç thuhet në këtë dokument ka qëllimin e rikuperimit te aseteve do të funksionojë pranë Policisë së Shtetit.

Me qëllim verifikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve projekti parashikon që zyrës së re ti jepet aksesi në llogarite bankare të individëve dhe kompanive.

Madje të drejtë do të kenë dhe në lëvizjet e letrave me vlerë, por edhe të pasurive të patundshme.

Sipas draftit do te veproje jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit.

Në rast se do të zbulohen raste që të ardhurat apo pasuria është krijuar përmes veprave penale do të veprohet me sekuestrimin dhe më tej do tu kalojë organeve kompetente për konfiskimin.

Pjesë e zyrës do të jenë edhe prokurorë të SPAK çka legjitimon paraqitjen e  rasteve në gjykatë.

Projekti parashikon se struktura e re do të shkëmbejë informacion dhe me partnerët me qëllim zbulimin e rrjeteve kriminale Pas kalimit të fazës së konsultimit projektligji do të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe më tej do të hidhet për votim në Parlament./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button