Dita e gruas/ Lindita Nikolla uron 8 marsin: Të investojmë të gratë, për të përshpejtuar progresin
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një urim me rastin e 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në urimin e saj Nikolla shprehet se tema e përzgjedhur për të kremtuar këtë ditë është “Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin”.
Ajo shton se asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik , nuk ta nxisë zhvillimin shoqëruar më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.
Postimi i plotë:
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, uroj nga zemra të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe vajzat shqiptare.
Këtë vit, tema e përzgjedhur për të kremtuar këtë ditë domethënëse është “Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin.”
Asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta nxisë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.
Këtë prag 8 Marsi, bashkë me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhëm në Paris në Samitin Botëror, themeluam Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuam Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave, në të cilën u bëmë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare./panorama