Lajme

Baza e armëve/ I arrestuari lidhje me Edison Faqedjegurin, snajperi dyshohet se u përdor në vrasjen e Sinomatit

Detaje të reja ka dalë në dritë për operacioni  “Knock Out 6”, që çoi paraditen e djeshme në zbulimin e një baze armatimesh në fshatin Babaicë e Madhe të Vlorës.

Familjarët  jashtë kamerave kanë thënë se në banesën dykatëshe, ku mësynë forcat speciale RENEA, u bë kontroll i befasishëm pa ndonjë urdhër paraprak të kontrollit, siç lëshohet normalisht nga gjykata.

Ndërkohë, sipas tyre i arrestuari Luçiano Deraj (alias Albano Deraj) ishte ndaluar më herët një tjetër vend jashtë banesë, edhe pse në pamjet e publikuara nga policia e Vlorës, efektivët shihen duke i vënë prangat në një nga dhomat e shtëpisë.

Deraj dyshohet se i përket një grupi kriminal, i cili bashkëpunonte me të ndjerin Edison Harizaj (i njohur si Faqedjeguri) dhe një pjesë e tyre figurojnë të skeduar më dosjen e të zhdukurve në Vlorë.

Ndërkohë, sipas policisë pas vrasjes së Harizajt, Deraj dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë rënë në sy për afërsinë me Ines Hajrullën, i cili ka rënë pre e disa atentateve përgjatë viteve të fundit, por edhe me fisin Llanaj.

Sa i përket arsenalit të armëve që përfshinte snajperë, pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, radiomarrëse dhe mina me telekomandë, nënvizohet se ai është më i madhi i gjetur ndonjëherë në qytetin bregdetar.

Për shkak të kalibrit 7.65mm, snajperi që është sekuestruar dyshohet është përdorur në ekzekutimin e fundit të ndodhur në Vlorë. Vrasja me snajper ndodhi më 7 janar në lagjen “Hajro Cakërri”, ku një predhë la të vdekur në vend 22-vjeçarin Gëzim Sinomati teksa qëndronte në ballkonin e banesës së tij.

Maskat me silikon që janë gjetur përdoren për ndryshimin e imazhit të anëtarëve të grupit dhe bombat plastike për mos u kapur nga detektorët. Ato përfshihen në listën e mjeteve më të avancuara që përdorte ky grup ku Deraj bën pjesë./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button