ShowBiz

Vesa ngacmon Heidin për Romeon: Çfarë do bëje nëse ai do njihte një vajzë të re në shtëpinë e Big Brother?

Pak ditë më parë, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj, vendosën që t’i jepnin fund romancës që krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Vesa Smolica i ka ngacmuar paksa ata të dy në lidhje me marrëdhënien e tyre. Në një moment këngëtarja e ka pyetur Heidin se çfarë do të bënte nëse Romeo do të njihej me një vajzë të re në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ato gjëra duhen. Unë kam besim total dhe nuk e kam problem fare”– u shpreh banorja, ndërsa aktori tha se ai nuk e bën atë gjë.

Vesa: Sa gjatë do të qëndroni dhe do ti rezistoni njëri-tjetrit?

Heidi: Për çfarë? Unë nuk lëviz, sepse gjithmonë kam bërë timen. Kam vendosur që ti jap hapësirë sepse nuk buzëqesh më dhe nuk dua që ai të ndihet keq

Romeo: Edhe unë s’e ngacmoj, se kam hall që më thotë se po më ngacmon dhe dëshiron të më sulmosh

Heidi: Edhe unë nuk i afrohem përderisa më thotë që nuk ndjej asgjë, për çfarë? Është ajo që beson ai

Vesa: A s’e ndjen ti energjinë e Heidit? S’ka nevojë që të flasë fare ajo

Heidi: Të gjithë shtëpia e dine, vetëm ky jo

Romeo: A e di se çfarë nuk pëlqej unë? Ajo gënjen ndonjëherë kështu

Heidi: Unë nuk gënjej fare

Vesa: Në dashni nuk ka gara, çfarë jeni duke bërë?

Heidi: O Vesa njëri të largon, çfarë të bëj unë tani?

Romeo: Nuk të besoj fare dhe kështu është. Je si nata me ditën

Vesa: Çfarë kishe bërë nëse do ishte futur një vajzë tjetër dhe do kishte shkuar te Romeo

Heidi: Ato gjëra duhen. Unë kam besim total dhe nuk e kam problem fare

Romeo: Nuk e kisha bërë unë

Vesa: A s’do kishe xhelozuar fare?

Heidi: Jo/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button