Skandalet e familjes mbretërore, nga plumbat për Zogun në Parlament, te kryengritja e Lekës në ’97-ën deri te sherri i divorcit të princit
Familja mbretërore shqiptare për të dytën herë brenda pak muajve ka marrë vëmendjen kryesore të mediave.
Pak kohë më parë Princi Leka dhe Princesha Elia Zaharia iu drejtuan gjykatës për të zgjidhur marrëveshjen e tyre, por sot as nuk pritën që gjykata të shprehej teksa iu drejtuan policisë duke kërkuar urdhra mbrojtje ndaj njeri tjetri pas një përplasje fizike të një dite më parë.
Siç u bë e ditur nga dëshmitë e të dyve, Princi kishte shkuar në rezidencën mbretërore ku jetonte ish-bashkëshortja e tij për të takuar të bijën dhe aty është ndeshur me ish-vjehrrin, të atin e Elias. Në këtë pikë palët ndahen për mënyrën se si ka ndodhur sherri, ku princi akuzon vjehrrin dhe ky i fundit ish-dhëndrin për dhunë fizike.
Si për koincidence skandali që përfshiu familjen mbretërore vjen ekzaktësisht 100 vjet pasi gjyshi i princit, Ahmet Zogu u plagos në Parlament.
Ishte 21 shkurti 1924 kur ai në postin e kryeministrit u qëllua tre herë me pistoletë nga Valter Beqiri. Ky i fundit u arrestua dhe Iljaz Vrioni, ish kryeministër mori fjalën duke qetësuar Parlamentin. Vetë Zogu iu drejtua deputetëve duke thënë “Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë”.
I biri i Ahmet Zogut, Leka zuri faqet e para të gazetave në vitin 1997. Fillimisht udhëhoqi përkrahësit e Monarkisë drejt referendumit për formën e qeverisjes në 29 qershor dhe 11 korrik. Por pasi humbi referendumin udhëhoqi një kryengritje. Pamjet filmike të tij, i veshur me uniformë ushtarake dhe armë në dorë bënë xhiron e botës. Pak kohë më vonë u largua nga vendi për tu rikthyer përfundimisht në qershor 2002.
Së fundmi nipi i Ahmet Zogut, Princi i cili mori vëmendjen e mediave teksa akuzoi ish vjehrrin se i ka grisur xhupin…/TCH