Gazetari analizon lojën e Big Brother: Kam një problem me ish-fituesit e Big Brother
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari Andi Vrapi. Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, janë ndarë çmimet për Miss dhe Mister. Në një vazo kishin 10 kategori të ndryshme, ku banorët duhet të vendosnin vetë se kujt t’ia jepnin çmimet.
Jetmiri ndërkaq u shpall mbrëmjen e djeshme nga banorët ‘Mister Strategu’, si e komenton Andi këtë?
Kam një problem me ish fituesit e “BB”. Personazhet që kanë qenë pjesë e “BB” e shohin shumë teknikisht lojën. Jetmiri duket që ka hyrë me ‘laps e me letër’. Jashtë ishte fans i Romeos ndërkohë që brenda nuk është. Titull i merituar por mbetet për të parë se sa do i shkojë deri në fund lojës së tij.
Egla është shpallur ‘Miss Shtriga’?
Nuk e di se çfarë po ndodh me Eglën. Ka bërë disa sjellje aty brenda jo të mira dhe kur banorët ia vënë në dukje habitet dhe nuk e kuptoj pse habitet. Me sjelljet që ka bërë është i merituar çmimi. Shtrigë nuk është bullizim është figurë letrare.
A do të kemi një çift mes Erjolës dhe Silvit?
Nuk e mendoj fare. Erjola është një vajzë shumë bobe, është e fortë, ka nivel hormonesh testosteroni shumë të larta dhe nuk mendoj se përshtatet me natyrën e Silvit. Nuk mendoj se Silvi do faktorizohet, me aq shumë njerëz aty brenda nuk mendoj se do ketë mundesinë të tregojë kapacitetin e tij.
Krisja Romeo-Heidi?
Unë isha fans i tyre, më dukeshin shumë real por kohët e fundit ka diçka që nuk shkon. I simpatizoj të dy, Heidi më pëlqen shumë aty brenda. Dua të jem neutral te këta të dy./Pamfleti