Sport

Enea Jorgji spikat në superndeshjen europiane, arbitri shqiptar “skuq” të dyja skuadrat brenda 3 minutave

Enea Jorgji ka spikatur si arbitër kryesor në ndeshjen mes Ajaksit dhe Aston Vilës, që përfundoi 0-0. Ndeshja e parë e vlefshme për turin e 1/8 të Ligës së Konferencës ishte dhe supersfida e së enjtes, në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm europian.

Jorgji mori vëmendjen, pasi nxori 2 kartonë të kuq, në harkun kohor të 3 minutave. Nga një për secilën skuadër, fillimisht për Aston Vilën dhe më pas për Ajaksin.

Respektivisht në minutat 83 dhe 86’, që gjykohen si vendime të drejta, pasi erdhën për shkak të kartonëve të verdhë. Konsa për Aston Vilën dhe Guljer për Ajaksn ishin ata që lanë ekipin me 1 lojtarë më pak.

Kjo nuk është hera e parë, që Jorgji spikat në skenën europiane. Kujtojmë se në këtë ndeshje ai u asistua nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj si arbitër i dytë dhe i tretë. Kjo ndeshje në Holandë me siguri do mbahet mend gjatë nga treshja shqiptare./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button