Lajme
Dyshohet anëtar i një grupi kriminal, kush është i arrestuari për bazën e armëve në Vlorë
Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës në lidhje me bazën e armatimit.
I arrestuari është shtetasi, Luçiano alias Albano Deraj.
Policia e Vlorës sqaroi se Deraj ruante bazën e armatimit dhe se dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal.
Ka dyshime se armatimet mund të jenë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës.
Deraj rezulton të jetë arrestuar edhe në Itali në tetor 2014 me arme dhe 34 kg marijuanë./OraNews