DIELLIN SI KURRË MË PARË/ Fotografi Eduardo Schaberger poston momentin mahnitës
I konsideruar si “Leo Messi” i pamjeve ka shënuar një tjetër gol në fotografi. Përmes aparatit ka arritur të kapë e të paraqesë momentin mahnitës të diellit ndërsa për mediet Eduardo Schaberger sjell edhe momentet magjepsëse të shkrepjes

Këto foto të diellit i përkasin astro-fotografit Eduardo Schaberger, ose siç njihet ndryshe si “Messi i pamjeve”.
Ditët e fundit ai “shënoi një gol” të mrekullueshëm me këtë regjistrim të njollës diellore AR 3590, më e madhja e arritur deri më sot.
Bërja e një fotografie të qartë të Diellit nuk është thjesht të dalësh në oborrin e shtëpisë dhe të ngresh objektivin e aparatit lart. Nuk është e mundur as me një teleskop të zakonshëm.
Për realizimin duke përdorur një teleskop të ndjeshëm ndaj hidrogjenit zbulon tekstura dhe detaje të padukshme për syrin e lire, një botë rrotulluese, e paqëndrueshme e plazmës në lëvizje.
Ai gjithashtu ka kapur shpërthime masive diellore që nxjerrin plazmën 200,000 km në hapësirë, më shumë se gjysma e distancës së Tokës deri në Hënë.

NASA po e ndjek nga afër punën e tij për shkak se është konsideruar si “kampioni” aktual botëror i fotografisë astronomike.
Ashtu si “Pleshti”, Eduardo dikur ishte një djalë që ëndërronte. Leo donte të luante në ligën e parë. Schaberger, i mahnitur nga fotot që shihte në revistat e astronomisë, ëndërroi të shfaqej në njërën prej tyre./OraNews