Shëndet

Teknologjia e realitetit virtual po përdoret për të zbuluar shenjat e Alzheimerit!

Teknologjia e realitetit virtual është përdorur për të zbuluar shenjat që paralajmërojnë Alzheimerin.

Një kërkim në Universitetin e Kembrixhit vëzhgoi nëse personat e rrezikuar nga sëmundja kishin një sens të dobët orientimi ose probleme në lundrimin hapësinor. Pjesëmarrësve iu kërkua të lundronin në një mjedis virtual ndërsa mbanin pajisjen VR. Rezultatet treguan probleme në lundrimin hapësinor, të cilat mund të zhvillohen vite ose dekada përpara çdo simptome tjetër.

Rreth 100 të rritur asimptomatikë, të moshës 43 deri në 66 vjeç, përdorën VR për të përcaktuar dhe ndjekur një rrugë nga një vend në tjetrin. Studiuesit vunë re dëmtime tek meshkujt, por jo tek femrat. Mendohet se rezultatet do të ndihmojnë në zhvillimin e një mjeti mbështetës për diagnostikimin nga strukturat shëndetësore. Autorja Coco Newton shpreson se studimi do të sjellë diagnozë më të shpejtë dhe më të saktë për njerëzit. Ajo thekson nevojën për studim të mëtejshëm të prekjes së burrave dhe grave nga Alzheimeri.

Studimi është publikuar në Alzheimer’s and Dementia: The Journal of the Alzheimer’s Association. Dr Richard Oakley tha: Simptomat shumë të hershme të demencës mund të jenë delikate dhe të vështira për t’u zbuluar, por problemet me oreintimin mendohet të jenë disa nga simptomat e para të sëmundjes së Alzheimerit. Kjo teknologji inovative është ende larg që të jetë një analizë diagnostikuese, por ofron më shumë të dhëna për rolin e aftësive lundruese si një shenjë e hershme e sëmundjes Alzheimer.

Alzheimer mund të përhapet nga njeriu tek njeriu përmes incidenteve të rralla mjekësore, sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar. Rastet u zbuluan tek disa persona që kishin marrë hormonin e rritjes nga gjëndrat e hipofizës së donatorëve që kishin ndërruar jetë. Këta donatorë kishin gjasa që të prekeshin nga sëmundja e Alzhaimerit. Personat që morën këto hormone kanë shfaqur shenja të Alzheimerit në një moshë më të hershme sesa ajo e zakonshmja dhe mjekët kanë kuptuar se kjo sëmundje mund të ishte transmetuar nga hormone që ishin të kontaminuara me proteina që mbështjellin trurin./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button