ShowBiz

Shkoi të takojë vajzën, Princi Leka Zogu sulmohet nga ish-gruaja Elia Zaharia e babai i saj, Gjergj Zaharia

Princi Leka Zogu pretendon se është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish- bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij.

Nën kërcënimin verbal e fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur perkeqesimin e situates në sy të vajzes së tij 3 vjeçare.

Pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje, citon Report Tv.

Mesohet se Princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marr ndihmën mjekësore shoqëruar dhe me kartën përkatëse.

Pritet seanca gjyqësore për të marr një vendim në lidhje me këte çështje pasi ish bashkeshortet tashme i jane drejtuar drejtesise per ceshtjen e divorcit, ndersa Leka Zogu eshte shfaqur publikisht me partneren e re, Blerta Celibashi, fotografe. / Lajmifundit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button