Patinon në akull përmes matematikës
Matematikani Marten Ajne patinon në akull shumë të hollë e që është një veprim mjaft i rrezikshëm.
Por ai këtë gjë e ka bërë për 40 vjet, dhe ka rrëshqitur në më shumë se një mijë e 800 ujëra nga Norvegjia e deri në Amerikën Veriore.
Mirëpo, atij i hyn në punë dija si matematikan pasi që Ajne e llogarit se sa i trashë është akulli duke e dëgjuar tingullin që del teksa ai rrëshqet.
Ajne thotë që akulli në të cilin ai patinon zakonisht është vetëm pesë centimetra i trashë kur ai patinon mbi të.
Tingulli që ai e dëgjon është kombinim i dy tingujve, i çarjeve poshtë tij dhe vibracioneve të sipërfaqes së akullt, dhe thotë se sa më i hollë akulli aq më e lartë tingulli, ndërkaq kur akulli është gati për t’u thyer atëherë intonacioni është më i lartë – si i një sopranoje.
Ai si matematikan e llogaritë trashësinë, fleksibilitetin dhe temperaturën e akullit. Në mungesë të informacioneve mbi mundësinë e patinimit në akull të hollë, atij i janë dashur dhjetë vjet dhe dhjetë dimra që të mund ta kuptojë këtë gjë.
“I kam vëzhguar tre gjëra me akullin e hollë: njëra është që akulli lakohet, dhe sa më i hollë të jetë, aq është më i avancuar. Akulli duhet të jetë fleksibil në mënyrë që t’ju mbajë”, ka thënë Ajne për TGB.
“E dyta, çarja e parë është sinjali i parë paralajmërues i vërtetë. Dhe atëherë e di që akulli është i hollë. Dhe kur bëhet më i hollë, edhe më shumë të çara shfaqen”.
“Dhe në fund, akulli jep tone të thella dhe të plota, tone të bukura dhe të frikshme që menjëherë më tregojnë se sa i trashë është akulli. Quhet Frekuencë e Rastësisë, dhe mund të kalkulohet matematikisht”, ka përfunduar ai.