Lajme

Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja kush janë zv.ministrat që lirohen nga detyra dhe emrat e rinj që vijnë

Në mbledhjen e  sotme të qeverisë janë marrë disa vendime, për lirime dhe emërime në detyrë në rang zv.ministrash.

Kështu me vendim të Këshillit të Ministrave Sokol Duma është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Po ashtu Adela Xhemali është liruar nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.

Ndërkohë Olta Manjani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërsa Vasilika Vjero është liruar nga posti i zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.

Ndërkohë Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

TE GJITHA VENDIMET PER LIRIM DHE EMERIM NE DETYRE

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                            ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button