Lajme
Kërcet pushka në Lezhë, qëllohet një person në fshatin Rrile, transportohet në spital në gjendje të rëndë
Atentat me armë zjarri në fshatin Rrile të Lezhës. Raportohet se 54-vjeçari Agron Puka është qëlluar, ndërsa rrethanat janë ende të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit Rrile dhe një person ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa pritet që të tjera detaje të zbardhen në vijim./OraNews