ShowBiz

Jetmiri zgjidhet lideri i shtëpisë nga votat e publikut/ Çfarë kërkoi Vëllai i Madh, televotimi këtë herë në çifte

Zgjedhja e liderit të shtëpisë është vendosur nga publiku, gjatë televotimit që u hap gjatë mbrëmjes së sotme

Ata kanë zgjedhur banorin më të ri të Big Brother VIP, pra lideri i kësaj jave është Jetmiri.

Sapo iu komunikua vendimi, atij iu dha edhe detyra e parë, që ka lidhje me televotimin e së shtunës

Jetmiri do të ndante banorët në çifte, e më pas do të kalonin në nominim, po dyshe.

Banori e bëri ndarjen si më poshtë: 

Egla-Ilnisa, Vesa-Juli, Bardhi-Romeo, Rike-Meritoni, Roza-Heidi, Julia-Erjola, Françeska-Sara Karaj dhe Silvi-Lediona.

Nominimi është i hapur për publikun për çiftin që duan të shpëtojnë, ndërkohë që më pak i votuari do të kalojë në një televotim tjetër.

Pra dy personat më pak të votuar do të duhet të kalojnë në nominim ‘kokë më kokë’.

Në çifte mjafton të shkruhet emri i njërit prej banorëve rrjedhimisht përfiton edhe tjetri, me të cilin janë ndarë./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button