Lajme

E BUJSHME/ Prokuroria e Madridit kërkon mbi 4 vjet burg për Carlo Ancelottin, ja pse

Prokuroria e Madridit ka kërkuar katër vjet e nëntë muaj burg për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, për mashtrim të dyshuar tatimor prej 1.06 milionë euro.

Ky evazion fiskal i pretenduar korrespondon me vitet 2014 dhe 2015,  ka të bëjë me taksim të gabuar mbi të drejtat e tij të imazhit. Konkretisht, shumat e pretenduara janë 386.361 euro në vitin 2014 dhe 675.718 euro në vitin 2015.

Ministria Publike e akuzon për këto dy krime, pasi pavarësisht se Ancelotti ishte rezident në Spanjë për qëllime tatimore dhe adresën e tij e kishte në Madrid, në deklarimin e të ardhurave përfshinte vetëm pagesat personale të marra nga Real Madridi. Pra, ka lënë mënjanë deklarimin e parave të marra nga të drejtat e imazhit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button