Lajme
Shkurte Fezja me “Mora fjalë” dhe Ilir Shaqiri këndojnë në Kuvendin e Kosovës në nder të UÇK-së
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur ditën e sotme seancë solemne, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.
Në këtë seancë ka pasur të ftuar special, pasi u janë bashkuar Shkurte Fezja dhe Ilir Shaqiri.
Dyshja kënduan 2 këngë shumë të njohura që këndohet nga mbarëshqiptaria, për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së. Shaqiri performoi këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi” e ndërsa Shkurte Fezja “Mora Fjalë”.
Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” fillon më 5 mars dhe përfundon më 7 me ndezjen e zjarreve në Prekaz./A2 CNN