ShowBiz
“Ekziston një mundësi”, Liam Osmani mund të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”?
![Img 2534 1](https://syshqip.com/wp-content/uploads/2024/03/img_2534-1.jpg)
Disa ditë më parë uniformat blu kanë arrestuar një prej banorëve më të rinj në “BBVA3, Liam Osmanin.
Arrestimi i tij ishte tema e parë që u fol gjatë “Prime-t” mbrëmjen e sotme, ku u komentua si më poshtë:
“U desh të futej në Big Brother që të kapej. E pashë të panevojshëm numrin e lartë të efektivëve që mbërritën këtu, sepse nuk akuzohej për ndonjë vepër të rëndë. Uroj t’i zgjidhë sa më shpejt dhe t’i kthehet jetës së tij.”- tha Arbër Hajdari.
“Çështja vijon të jetë në gjyqësor. Ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori dhe nëse kjo ndodh, shtetasi gjerman, Liam Osmani, ku i dihet mund të kthehet në BBV. E lëmë me retiçencë këtë”- tha Ledioni/albeu