Ekuipazhi në hapësirë i SpaceX, 4 astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Një ekuipazh i SpaceX prej tre astronautësh amerikanë dhe një kozmonaut rus është ankoruar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Kapaku u hap rreth orës 09:13 minuta të së martës dhe të ardhurit u takuan me ekuipazhin aktual të ISS
Astronautët amerikanë Matthew Dominick, Michael Barratt dhe Jeanette Epps, dhe kozmonauti rus Alexander Grebenkin, filluan zyrtarisht qëndrimin e tyre gjashtë mujor në hapësirë.
Misioni Creë-8 do të kryejë gjatë kësaj kohe më shumë se 200 eksperimente shkencore duke përfshirë rritjen e kopjeve artificiale të organeve njerëzore në mjedisin me gravitet të ulët – gjë që nuk është e mundur në Tokë.
Hapësira është një nga zonat e pakta ku SHBA dhe Rusia vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë pavarësisht luftës në Ukrainë.
Ekuipazhet rrotullohen çdo disa muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Këto janë dukuri pothuajse rutinë në këto kohë që jetojmë, megjithatë ekspertët thonë se ekziston ende një ndjenjë rreziku./OraNews