Lajme
Dyshohet se përvetësoi paratë e faturave të energjisë elektrike, procedohet ish-punonjësi i Postës në Fier
Një ish-punonjës i postës në Fier është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash. Vepra kriminale dyshohet se është kryer kur ai punonte në Postë dhe dyshohet se ka marrë pagesat e kryera nga një person për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. G., 46 vjeç, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike)”, njoftoi policia./tvklan.al