Lajme

Beleri u dënua me dy vite burg, mediat greke: Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, i ashpër dhe kritik gjatë procesit

Dënimi me dy vite burg i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat greke.

Kështu, e përditshmja “Kathimerini” shkruan se “Fredi Beleri u shpall fajtor nga një gjykatë shqiptare dhe u dënua me dy vjet burg”. Me të njëjtin titull hapin shkrimet edhe mediat e tjera si “Protothema” apo edhe “Zougla”.

Në faljen e tij, Beleri ushtroi një proces të ashpër kritik- shkruan Kathimerini- duke folur për një gjyq “që mund të ndodhte dikur, por jo në një shtet evropian në vitin 2024, kur mendohet që drejtësia është konsoliduar pas të paktën 30 viteve formalisht jo në diktaturë, kur drejtësia duhet të kishte guximin të bënte drejtësi.”.

Ai komentoi se ” Këto konkluzione, prokurorët e nderuar me krenari mund t’ua dërgojnë eprorëve të tyre politik, atyre që ua porositën, me nënshkrimin: “Misioni u krye me sukses”!

Më tej Kathimerini shkruan se “Beleri protestoi se gjetjet e prokurorit “tregon qartazi një histori gënjeshtrash inekzistente” dhe akuzoi drejtpërdrejt prokurorinë se po përpiqet të mbulojë “gafa dhe gabime” të policisë shqiptare.

“Gjatë procesit nuk pranuat asnjë nga kërkesat e mia për ekspertizë. Nuk e detyruat policinë e shtetit të sjellë para jush vendimin e paligjshëm për pagesën e dëshmitarit. Nuk e sollët dëshmitarin të ballafaqohej me personin në fotografi që prokuroria pretendon se është i infiltruari”, citon Belerin gazeta greke./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button