ShowBiz

Rezulton ende e martuar, Loredana dhe Jozi puthje dhe përqafime poshtë jorganit

Loredana është banorja “e zakonshme” në mes të vipave, e cila është pjesë e shtëpisë që në fillim të spektaklit të “Big Brother Vip Albania”.

Një javë nga fillimi i këtij edicioni të 4-t dhe ndjenjat e para mes këngëtarit Jozi dhe Loredanës kanë filluar. Ata kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrin ndërsa kanë ndarë momente shumë të bukura dhe romantike për publikun.

Në një bisedë në lavanderi, Loredana zbulon një të pathënë për jetën e saj, që rezulton e celebruar me ish partnerin e saj. Ajo i tregon Jozit për një marrëdhënie të mëparshme që ka zgjatur rreth 3 vite dhe që ka shkuar deri në celebrim.

Jozi nuk është ndjerë komod në këtë bisedë dhe i ka thënë që nuk dua ta dëgjoj dhe më pas ata kanë vazhduar bisedën e tyre në lidhje me traditat nëpër zonat që i përkasin.

“Unë kam patur një lidhje shumë të fortë më përpara që ka zgjaur rreth 3 vite, edhe unë rezultoj akoma e celebruar me atë njeri. Nuk ka patur një dasmë,” ka thënë Loredana.

Nejse, nuk kam qejf ta dëgjoj shumë,” ka qenë reagimi i Jozit, i cili më pas ndryshoi bisedë.

Jozi dhe Loredana mund të jetë çifti i parë që krijohet në edicionin e katërt të Big Brother Vip Albania.

Dyshja kanë treguar afrimitet mes tyre që në ditët e para të reality show. Dy banorët e Big Brother janë kapur “mat” nga syri i vëllait të madh duke u përqafuar poshtë jorganit, ndërsa bëjnë thashetheme për strategjinë e lojës dhe banorët e tjerë.

Mbetet për t’u parë nëse mes tyre do të ketë një romancë të vërtetë, ose thjesht çdo gjë mes tyre është një skenar i dakordësuar nga të dy në kuadër të lojës.

Rezulton ende e martuar, Loredana dhe Jozi puthje dhe përqafime poshtë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button