Lajme

“Zjarri në burgun e Drenovës” Drejtoria e Burgjeve: Lajm i pavërtetë, stafi është në krye të detyrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi një lajm të publikuar në media për tentativë zjarrvënie në Burgun e Drenovës, Korçë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se ky lajm nuk është i vërtetë. Sipas tyre, siguria dhe rendi në IEVP Korçë është nën kontroll të plotë dhe stafi është në krye të detyrës.

Me gjithë respektin për median dhe fjalën e lirë, do kërkonim mirëkuptimin e gazetarëve, por jo vetëm, për të evituar publikimin lajmeve të pavërteta të cilat krijojnë një perceptim të gabuar për punën e stafit të burgjeve dhe shërbimin në këtë sistem.

Drejtoria e Burgjeve është e hapur dhe e gatshme të informojë opinionin publik për përmbushjen e misionit të saj, si detyrim ndaj publikut.”/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button