Inagurimi i bazës ajrore në Kuçovë, Wisner: Gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë në NATO
I dërguari me punë nga SHBA në Shqipëri, David Wisner gjatë fjalës së tij në inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është shprehur se ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë ndaj aleancës.
Ai shtoi se NATO është aleanca ushtarake më e suksesshme dhe më e qëndrueshme në histori dhe se simboli i angazhimit të saj është rritur edhe më tepër pas nisjes së agresionit rus në Ukrianë.

David Wisner: Dëshiroj ti bashkohem partnerëve, për ta përgëzuar Shqipërinë në përurim e kësaj baze.
Gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë në NATO.
NATO qëndron si aleanca më e suksesshme dhe e qëndrueshme në histori.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia NATO është rritur si simbol i angazhimit.
Përgëzoj dëshirën e Shipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin nme NATO-s dhe të lëvdojmë qëllimin e Shqipërisë për rritjen e kapaciteve të ushtrisë
Ndërkohë që shkojmë drejt Samitit të NATO-s në verë, ne qëndrojmë sëbashku, si përherë./OraNews
