Lajme

Dikur mbroheshim me avionë “Mig”! Pilotët e Traktatit të Varshavës, të kënaqur me kalimin në NATO: Kanë besim te ne

Dikur këta avionë “Mig” ishin krenaria e flotës ajrore ushtarake të Shqipërisë, si pjesë e traktatit të Varshavës.

15 maj 1955 është dita e krijimit të regjimentit ajror të Kuçovës. Ndërkohë në korrik 1957 u ul avioni i parë bombardues JI-28. 20 vite më pas, eksperimentohet qitje natën me raketa, ndërsa në vitin 1977 për herë të parë kryhet bombardimi nga fluturimi horizontal në lartësi të vogël.

Pilotët e “Mig”-ëve bashkë me inxhinierët e teknikët e remontit të avionëve, u shkolluan në Bashkimin Sovietik e më pas në Kinë. Edhe ata u bënë pjesë e një ngjarje të paimagjinueshme se si Kuçova e “Mig”-ëve ia la vendin uljes për herë të parë të avionëve të NATO-s.

Sokrat Shoraj për 32 vite ka shërbyer si komandant skuadrilie për avionët MIG 17. Ish-nënkoloneli aviacionit shqiptar e shikon transformimin e bazës si një lajm të mirë.

“Mendoj që do jetë mirë për vendin tonë. Kemi fluturuar për rreth 30 vjet, po shoh ndryshim rrënjësor. Shpresojmë më të mirën”, tha Shoraj.

Kristo Manol Kaci, ish-Major ka shërbyer si shef ofiçine për remotin e avionëve. Krahas nostalgjisë flet me gëzim për këtë kapitull të ri të Kucovës së NATO-s.

“Një transformim rrënjësor dhe një nostalgji e jashtëzakonshme, kam punuar për 30 vjet. Nuk ka gjë më të mirë për të ruajtur një bazë ushtarake të NATO-s në Shqipëri dhe të shërbejë për të gjitha brezat”, tha Kaçi.

Në Kuçovë, aviatori Hasan Muça është ngritur e ulur nga kjo pistë me qindra herë. U rikthye për të qenë pjesë e historisë së re, nisur nga e Hëna e 4 Marsit 2024.

“Baza e NATO-s, është një qëndrueshmëri për veten tonë, por edhe që ata kanë besim te ne, që kanë një bazë të tillë”, u shpreh Muça.

Të gjithë bashkë si dukur u larguan nga baza, duke lënë pas në pistë jo më si dikur avionët Mig, por çarësit e qiellit Eurofighter, të aleancës së NATO-s./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button