Lajme

Vuçiq e ‘pranon’ se ka pasur vjedhje, Beogradi shkon në zgjedhje të reja

Pas evidentimit të shkeljeve të shumta në zgjedhjet e fundit komunale dhe parlamentare, duket se presidenti serb është dorëzuar pas presionit ndërkombëtar.

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ka këshilluar kryesinë e Partisë Progresive Serbe (SN) që të shkojnë në zgjedhje të reja në Beograd, e cila gjë do të ndodh në muajt në vijim.

Ai pohoi gjatë një konference për shtyp se “kam këshilluar presidentin e SNS-së, Millosh Vuçeviq dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar të Beogradit, Aleksandar Shapiqin se duhet ta shqyrtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në kryeqytet”, raporton N1.

“Ne e ushqejmë dhe e ruajmë demokracinë për hir të vetvetes. Këshilla ime është që ta merrni parasysh atë që do ta them tani. Që të mos kemi përsëritje të vitit 2008 dhe dikush të thotë se qeverisja juaj s’ka legjitimitet sikur në kohën mes DP dhe SPS-it. E di që ju e keni shumicën, por është shumë e rëndësishme të shkoni në zgjedhje të reja. Më mirë të humbni edhe qeverisjen, si do që të ndodh, sesa të etiketoheni si vjedhës të zgjedhjeve siç kishin bërë ata në vitin 2008”, shtoi Vuçiq.

Ndërkohë, Shapiq pas konferencës së ish-shefit të partisë, ka njoftuar se kryesia e SNS-të ka marrë vendim që të shkohet në zgjedhjet e reja për Beogradin.

Kujtojmë se seanca e djeshme konstituive e Kuvendit të qytetit të Beogradit ishte shtyrë për 3 mars, kur skadon edhe afati ligjor për konstituimin e tij.

Ndryshe, OSBE/ODIHR kanë evidentuar shumë parregullsi në zgjedhjet për kryeqytet, duke përfshirë edhe votues të ardhur nga Republika Serbe e Bosnje-Hercegovinës, të cilët nuk kishin adresë banimi në Beograd./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button