Lajme

“Si Toskana duket!” Rama në Elbasan: Në vitin 2027 do të zhvillohet këtu gara e parë e Formula 1!

Edi Rama ishte këtë të shtunë në kantierin e Automotoparkut në qytetin e Elbasanit, ku po ndërtohet pista për zhvillimin e sportve automotoristike.

Gjatë fjalës së tij, ku kishte në krah edhe kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Rama u shpreh se pu nimet duhet të ecin me ritme të larta pasi në vitin 2027, sipas tij, aty do të zhvillohet gara e parë e Formula 1.

“Është një promovim shumë i madh për Shqipërinë. Duhet bërë paralelisht një projekt edhe për të gjithë pjesën rreth e rrotull, pasi janë shumë të rëndësishme për imazhin. Duhet krijuar një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqës. Ajo sjell 50 mijë deri në 100 mijë njerëz që e ndjekin si spektatorë, duhet pasur parasysh që të gjitha segmentet nga vihet të jenë me standarde shumë të larta.

Ky është një projekt i klasit botëror, në të gjithë kuptimin. Është fantastike, unike, si në Toskanë. Duhet të ecim shumë fortë që në vitin 2026 të mbarojë ky projekt”.

Në fund të janarit, kryeministri Rama zhvilloi një takim në zyrën e tij me presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, me të cilin diskutoi për projektin “Automoto Park Elbasan”.

Sipas kreut të qeverisë, ky projekt do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë. “Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqendruam te projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizimit”, tha Rama pas atij takimi./ A2 CNN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button