Rrëfimi i ushtarit ukrainas që filmoi UFO-t: Anija qëndronte e palëvizshme në ajër, por…
Një objekt në formë disku më i gjatë se lartësia e Empire State Building u shfaq ne horizont ne provincën e sulmuar të Donetsk në Ukrainë të premten, duke qëndruar në mënyrë të frikshme disa kilometra larg tokës, tha një ushtar ukrainas për gazetën britanike Daily Mail.
Ushtari i cili po operonte një dron, kishte drejtuar me kujdes kuadratin e tij me rreze infra të kuqe për një mision zbulimi, kur papritmas dalloi UFO-n qe sipas tij ishte 1300 metra i gjatë dhe qëndronte e palëvizur pavarësisht erërave të forta.
Në një intervistë nga zona e luftës, ushtari, i cili është me Batalionin 406 të ushtrisë ukrainase, tha se ai dhe shokët e tij ushtarakë “nuk kishin parë kurrë gjëra të tilla më parë”. Fillimisht mendova se ishte diçka e re e shpikur nga rusët, – shtoi ai, – por më pas kuptova se mund të ishte një UFO”.
Anija” ishte deri në 54 gradë më e nxehtë se çdo objekt tjetër që ky pilot i dronit thotë se ka gjurmuar ndonjëherë në zonën e luftës – duke përjashtuar fenomenet atmosferike, balonat dhe avionët e njohur armik, pohoi ai.
ishim shumë të befasuar” deklaroi ushtari ukrainas per Daily Mail. Sipas tij kjo ‘surprizë’ nuk ishte aspak e frikshms, sepse atij dhe shokëve të tij ushtarë u është dashur të mësojnë t’i shtypin ato emocione mes përpjekjeve të tyre për të mbrojtur Ukrainën nga një pushtim tashmë dyvjeçar nga Rusia./OraNews