Sport

Premier League/ Liverpooli fiton në “frymën e fundit”, ndalet Chelsea, Fulhami i Brojës triumf me tre gola 

Liverpooli mposhti 0-1 Nottingham Forest falë golit të Darwin Nunez në minutën e nëntë shtesë.

The Reds siguruan një fitore tepër të rëndësishme për objektivin titull.

Fitore edhe për Fulhamin, 3-0 përballë Brightonit, ndërkohë që Tottenhami siguroi një triumf me përmbysje 3-1 kundër Crystal Palace.

Tri pikët siguroi edhe Newcastle përballë Wolvesit.

Feston në transfertë West Hami, ndërkohë që Brentford-Chelsea u mbyll në barazim 2-2.

Armando Broja u aktivizua vetëm në minutën e 83’ për Fulhamin, skuadër që regjistroi fitoren e dytë radhazi pas asaj përballë Manchester United në “Old Trafford”.

Në orën 18:30 është programuar Luton-Aston Villa, takimi i fundit i së shtunës në Premier League. Që do të transmetohet live në SuperSport 2./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button