Lajme

Përfshihet nga flakët një automjet në Fier, zjarrfikëset në vendngjarje, shkak dyshohet një…

Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Grykë të Fierit ditën e sotme.

Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sakaq, nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.

Sipas policisë ka vetëm dëme materiale ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, në fshatin Grykë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin F. R., 34 vjeç.

Si pasojë janë shkaktuar vetëmdëme materiale në këtë automjet.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button