Uncategorized

Mësohen identitetet e të gjithë personave që humbën jetën dhe u plagosën nga shpërthimi tragjik në Lushnjë

Kur kanë kaluar 13orë nga ngjarja tragjike ku Roland dhe Elidon Hoxha (babë e bir) humbën jetën ditën e djeshme pas një shpërthimi të fortë në një kapanon në Lushnjë, ku të dy ishin duke punuar me vinç, si dhe mbetën të plagosur 7 persona të tjerë, zbardhen dhe emrat e të gjithë personave që u përfshinë në këtë tragjedi.

Viktimat

1-Roland Hoxha

2-Elidon Hoxha

Të plagosurit

3-Sajmir Korreshi

4-Sokol Lumi

5-Bujar Çela

6-Ervis Sharka

7-Lunedi Golemi

8-Ilia Sota

9-Eriget Gorovelli.

NGJARJA

Babë e bir kishin filluar punë ditën e sotme, ndërsa djali kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia.

Ata ishin duke ngjitur disa bombola oksigjeni në momentin, kur vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë, e më pas ndodhi edhe shpërthimi që ju mori jetën.

Ndërkohë që nga shpërthimi pati edhe disa persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili u nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Tiranë, pasi kishte marrë dëmtime të shumta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button