Si është të puthësh Leo-n? Sipas modeles së ‘Playboy’, jo dhe aq e pëlqyeshme
Modelja e “Playboy”, Hieke Konings thotë se nuk është surprizuar fare nga aftësitë në puthje të Leonardo DiCaprio. 22-vjeçarja ka rikujtuar në intervistën e fundit për “Playboy”, revistën e njohur të burrave eksperiencën kur puthi aktorin e njohur në një club sekret.
Ishte një club sekret në Los Angeles, një nga ata vende ku shkon vetëm me ftesë dhe e pashë të ulur me një bluzë sportive të zezë dhe kapele. Patëm kontakt me sy dhe menaxheri i tij erdhi pas më pak se një minuti duke më kërkuar të flas me aktorin. Shkova drejt tavolinës dhe u ula pranë tij”, shpjegoi modelja, e cila më tej pranoi se flirtoi me të duke e çuar situatën deri në puthje.
U puthëm pak dhe më pas më tha të shkoja në shtëpinë e tij. Por unë nuk pranova dhe ai u shokua. Ishte e dukshme që nuk ishte mësuar me refuzime. Kur i thashë që nuk e njoh mjaftueshëm, ai m’u përgjigj shumë butë, duke thënë që e respektonte vendimin tim”, zbuloi më tej modelja.
Megjithatë, ai takoi një tjetër vajzë dhe e çoi atë në shtëpi”, rrëfeu Konings.
Sipas modeles, një nga arsyet pse nuk kishte shkuar me të ishte edhe fakti se kishte dëgjuar gjëra të çuditshme për DiCaprion nga mikesha të saj, të cilat i kanë treguar se gjatë seksit ai mbante kufje për të mos i dëgjuar, ndërsa njërës prej tyre i kishte vendosur një jastëk në fytyrë për të mos e parë.
Më tej, 22-vjeçarja theksoi se nuk i pëlqeu si puthte aktori dhe për të ajo natë ishte finalizuar me qëndrimin në shtëpinë e saj dhe një telefonatë me të ëmën së cilës i ka treguar situatën.
Aktori i njohur aktualisht është në një lidhje me 25-vjeçaren Vittoria Ceretti./SYRI.net