Life Style

Luizi i bën dhuratë Kiarës një makinë, por ka një lutje për shoferët

Luiz Ejlli i ka bërë një befasi së fundmi partneres së tij, moderatores Kiara Tito.

Artisti shkodran ka ndarë në rrjete sociale procedurat deri te regjistrimi i makinës, që ia bleu tashmë bashkëshortes.

Makina është e tipit Volksëagen, së cilës i ka vendosur edhe  targa të veçanta.

“Ishte konkursi se çfarë targe t’i vë edhe në fund fitoi kjo targa siç e shihni, targa e Lushnjës do të thotë, LU dy njësha se njësh Kiara njësh unë dhe Z se zyrtare, kështu që e gëzoft Kiarita”, u shpreh ai.

“I bëj thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve edhe policisë së shtetit që kur ta shihni këtë mjetin në rrugë ju lutem se e kam gruan dhe është shtatzënë, mos i bini borisë se trembet dhe lini me kalu. Kaq”, theksoi Ejlli.

Ata u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania dhe tani po presin një vajzë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button