Lajme
Fier/ Lëviznin me armë zjarri nëpër qytet, arrestohen dy vëllezërit
Policia e Fierit, ka vënë në pranga dy vëllezër dhe një 50-vjeçar, pasi janë kapur duke lëvizur të armatosur.
Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit R. K., 25-vjeç, B. K., 24-vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50-vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./albeu