Bota

Një vit nga tragjedia në Greqi, mamaja e 20-vjeçares shqiptare kërkon drejtësi për jetën e së bijës

Ka kaluar një vit nga tragjedia e përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë ku për pasojë u regjistruan 57 viktima, mes tyre edhe shqiptarë.

Klaudia Lata, 20- vjeçarja e cila ndërroi jetë nga plagët e marra, ka mbetur një dhimbje e madhe për të gjithë familjen e saj, e cila kërkon drejtësi për jetën e së bijës.

Alma Lata, mamaja e të resë ka deklaruar për mediat greke se është në kërkim të drejtësisë dhe e vetmja gjë që do, është dënimi i përgjegjësve të kësaj tragjedie.

“Vajza ime bleu një biletë vdekjeje”, thotë Alma. “Ata drejtuan gishtin tek ne por nuk janë kthyer më për të na thënë se trenat janë të sigurt”, shton ajo duke shpjeguar se vajza e saj kishte frikë të përdorte autobusin dhe preferonte linjat hekurudhore sepse mendonte se ata ishin më të sigurta.

“Kam humbur një doktoreshë, ajo ishte e mrekullueshme, arriti shumë lart dhe nuk mund të kthehet më”, tha ajo për Klaudian.

Klaudia Lata ishte në tren duke u kthyer në shkollë nga Patras, gjatë momentit që ndodhi aksidenti dhe humbi jetën./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button