Bota

Hiri vullkanik mbulon qiellin e Meksikës, anulohen fluturimet

Hiri i vullkanit Popocatepetl që shpërtheu ditën e djeshme arriti një lartësi prej 2000 metrash, duke shkaktuar anulimin e më shumë se 20 fluturimeve në aeroportin e kryeqytetit të Meksikës, rreth 72 kilometra larg kraterit të tij, sipas autoriteteve.

Aktiviteti më i fundit vullkanik në Popocatepetl u regjistrua në maj 2023. Kryeqyteti meksikan është i rrethuar nga një varg malor, i cili redukton mundësitë përsa i përket rrugëve ajrore.

Në 24 orët e mëparshme, vullkani regjistroi 77 shpërthime. Vullkani Popocatepetl u zgjua në vitin 1994, pas gati 70 vitesh. Në vitin 1997, hiri vullkanik mbuloi kryeqytetin dhe rrethinat e tij.

Gjatë periudhave të kulmit të aktivitetit, autoritetet evakuojnë me nxitim banorët e zonave rurale aty pranë. Në një rreze prej 100 kilometrash rreth kraterit të vullkanit jetojnë gjithsej rreth 25 milionë njerëz./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button