ShowBiz
Erjola nis planin e saj dhe debaton me Ledjonën, ja si reagojnë banorët
Erjola, Juli dhe Ledjona kanë bërë një plan për të nxjerrë keq Ilnisën në Prime-n e ardhshëm. Erjola do afrohet me Ilnisën, do i fitojë besimin dhe më pas do presë që ajo të shajë personat që Erjola ka ndenjur. Erjola dhe Ledjona kanë nisur planin që thurën mbrëmë duke stisur debat mes tyre, megjithëse Sara nuk i besoi.
Një pjesë nga debati i sajuar:
Erjola: Mos i fut hundët kudo o burr i dheut
Ledjona: Ik o Erjola se s’të marr leje ty
Ejrola: Je e lodhshme. Nuk dua asnjë opinion me ty, shko fol me Franceskën. Ishim dje duke ngrënë, e lash me pi një kafe me të, kaloj në Living dëgjoj diçka që s’më pëlqeu
Ledjona: Kur e sheh Erjolën me të ça do mendoni/OraNews