Kulturë

Dashnori i gjuhës shqipe”, Edmond Tupe tregon fjalët që kryeministri Rama nuk i përdor siç duhet

Profesor Edmond Tupja tha në një intervistë në Vizion Plus se kryeministri Edi Rama e mban veten për dashnorin më të madh të gjuhës shqipe.

Ndërsa fliste për mënyrën se si po zhduket gjuha shqipe dhe fjalët po përzihen me gjuhë të tjera, ndërkohë që kanë gjegjëse, Tupja rikujtoi frazat e përdorura nga kryeministri Rama. Sipas tij njerëzit që e ndjekin atë, ose e pëlqejnë aq sa e pëlqejnë marrin shembull dhe e kthejnë këtë në të folur standarde.

Thotë “s’bën sens”, në vend të “s’ka kuptim”. Ose “jam i keqardhur”, në shqip nuk ka “jam i keqardhur” por “më vjen keq”. 

“Marrëveshja u dakortësua”, Ç’është kjo? “U arrit marrëveshja”, thuhet në shqip. Ose përdor fjalën “jam i surprizuar” dhe kështu gjithë familja e fjalës “befasoj” ikën nga fjalori.

Sipas tij, politikanët kanë kompleks inferioriteti dhe duan ta mbulojnë këtë me fjalë të bukura./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button