Life Style

Ç’notë meritojnë V.I.P-at shqiptarë, bazuar në mënyrën se si shkruajnë në rrjetet sociale?

Nëse shohim vërdallë nëpër rrjetet sociale, do të vëmë re personazhe të ndryshëm shqiptarë që shkruajnë mbishkrime, bëjnë reagime nëpër rrjetet sociale ku shprehin falenderime ose hedhin kunja. Pas gjithë kësaj kohe që shohim se ç’shkruajnë e si shprehen, mendojmë që të bëjmë një vlerësim për gabimet drejtshkrimore që na shohin sytë kaq shpesh.
 
Elvana Gjata

Meriton: 7 

Elvana shpeshherë shkruan në anglisht, por kur shkruan shqip, harron ndonjë “ë” dhe le të themi se e ka pak problem përemrin pronor “mia”, pasi e shkruan “mija”.
 
Bora Zemani

Meriton: 8

Ka një marrëdhënie “urrejtje-dashuri” me thonjëzat dhe me presjet. Madje, edhe me formimin e numrit shumës: (një njeri normal – njëjës/ disa njerëz normalë – shumës).
 
Kiara Tito

Meriton: 7

Kur zëvendëson mbishkrimet anglisht me shqip, harron disa “ë”, shenjat e pikësimit dhe trajtat e shkurtra. 

Vesa Luma

Meriton: 7

Edhe Vesa ka një problem me zanoren “ë”, pasi e shton dhe e heq sipas dëshirës. Sigurisht, edhe me shenjat e pikësimit, pasi ‘presja’ nuk është thuajse kurrë prezente në postimet e saj.

Ledion Liço

Meriton: 9

Ledion Liço është goxha i artikuluar dhe ka mbishkrime të shkurtra, por sigurisht, ia gjetëm ku “çalon”. Tek trajtat e shkurtra. Ah, edhe te fakti që e shkruan “e martë” me shkronjë të madhe. 🙂

Ori Nebijaj

Meriton: 8

Po i biem shkurt: Ori e shkruan fjalën “e diel” – “e dielë” dhe nuk vendos apostrofin në trajtat e shkurtra.

Arbana Osmani

Meriton: 8

Arbana përgjithësisht shkruan pa gabime në mbishkrimet e shkurtra. Ato të gjatat, i ka pak me më shumë siklet, si në rastin kur e shkruan “dakord” – “dakort” 🙂

Noizy

Meriton: 6

Noizy shkruan super rima, por nëpër mbishkrime i bën ca gabime, duke nisur që nga kohët e foljeve, deri te shenjat e pikësimit dhe gabimet ortografike.

Alketa Vejsiu

Meriton: 7

Alketa ka një tendencë: Të shkruajë me shkronja të mëdha fjalë që nuk kanë pse të shkruhen me shkronja të mëdha. Gjithashtu, ndonjëherë harron “ë”-të.

Olsi Bylyku

Meriton: 4
 
Zysha Anabeli ngeli në klasë një nxënës: Olsi Bylykun, i cili shkruan mbishkrime të pakuptueshme dhe me shumë gabime drejtshkrimore, duke nisur që nga mungesa e shenjave të pikësimit, deri te shkrimi i qyteteve me shkronjë të vogël. (I referohemi postimit kundër “BBVA 3”, të cilin e ka fshirë nga Instagram-i).

 – Ky artikull është një qëndrim personal, shkruar nga A. Shehu, redaktore kontribuese në Anabel Media/ANABEL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button